Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur është gati që ta konsiderojë mundësinë për ta bërë një ofertë prej 50 milionë funtesh për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt gjatë verës, pohon football.london.
De Ligt është njëri nga talentët më të spikatur në botën e futbollit, dhe veçse ka tërhequr vëmendjen e rivalëve lokalë të Spurs-ëve, Arsenalit.
Për të interesim po ashtu ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.
Pasi që e ardhmja e Toby Alderweireld te klubi londinez nuk po dihet, atëherë kjo mund të bëjë që Tottenham ta blejë De Ligt-in, dhe ta ribashkojë atë me Davinson Sanchez-in.