Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur janë vënë në kërkim të sulmuesit të West Ham United, Andy Carroll, sipas The Sun.
Klubi londinez është në krizë lëndimesh, pasi mungojnë Harry Kane dhe Dele Alli, andaj atyre iu duhet një sulmues që do të jepte kontribut të konsiderueshëm në këtë pozicion.
Njerëzit e Pochettino-s e shohin ish-lojtarin e Liverpool-it si një nga opsionet më të mira e të lira, pasi që ai vlerësohet të kushtojë vetëm dy milionë funte.