San Antonio Spurs kanë realizuar fitore ndaj Boston Celtics me rezultat 96-115.
LaMarcus Aldridge i mysafirëve me 48 pikë e 13 kërcime ishte ylli i mbrëmjes, përderisa DeMar DeRozan shtoi 16 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, te Celtics më së shumti pikë pati Marcus Smart, vetëm 14, në një performancë të dobët ekipore nga vendësit të cilët humbën për herë të 31-të.
Ndërkaq, kjo ishte fitorja e 43-të e Spurs në këtë edicion të NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=cpCF9WvXIVc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.