Milani dhe Interi e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë.
Ky duel është i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, derisa më 23 prill do të ketë edhe një akt të dytë për t'u përballur skuadrat e qytetit të modës.
"Rossonerët" që sonte janë në cilësinë e vendasit në "San Siro", deri në këtë fazë të këtij turneu erdhën duke mposhtur fillimisht Sassuolon e Serie B, me rezultat 6-1, kurse në çerekfinale e mundën Romë, 3-1, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër "Zi-kaltërit" në dy duelet paraprake i "rehatuan" Udinesen dhe Lazion me shifra të njejta, 2-0.
"Derby della Madonnina" po transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion!
Komentator, Andin Lokaj!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.