Lajmet e fundit

Filmi më i mirë dhe fituesi i dyfishtë i Academy Award “SPOTLIGHT” do të shfaqet nesër premierë në Kinon ABC në ora 22:00
Filmi ka fituar çmimin Oscar në dy kategori si; Best Picture dhe Best Original Screenplay dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë.
“Spotlight”, është një tregim i një grupi gazetarësh hulumtues që zbuluan skandalin e priftërinjve që abuzonin me të mitur, njofton Klan Kosova.
Gazetarët e Boston Globe me përkushtimin e tyre të pashoq zbuluan se abuzimet me fëmijë nga priftërinjtë nuk janë vetëm raste të izoluara, por është shndërruar gati në epidemi në Kishën Katolike, njofton Klan Kosova.
Fuqia e historisë ishte aq e madhe saqë pas zbulimit të saj pati lëvizje dhe në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Ekipin e aktorëve të këtij filmi e përbëjnë të famshmit Michael Keaton, Mark Ruffalo, Rachel McAdams, Liev Schreiber, John Slattery, Brian d’Arcy James, Billy Crudup dhe Stanley Tucci, ndërsa regjinë e ka bërë Tom McCarthy.
Ndërsa “Spotlight” për çmimin e madh OSCAR ishte në garë të ngushtë me filmat si: “The Big Short”, “Bridge of Spies”, “Brooklyn”, “Mad Max: Fury Road”, “The Martian”, “The Revenant”, dhe “Room”.