Formacionet e mundshme
Sporting Lisbonë: Jug, J.Pereira, Naldo, Tobias, Silva, Akuilani Karvalo, Mane, M.Pereira.Ruiz, Gutierez; Trajner: Zhorge Zhesus.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Arapi, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Latifi, Naimaga, Berisha, Salihi; Trajner: Mirel Josa.
Takimi i sotëm mes Sportingut të Lisbonës dhe Skënderbeut, në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve në grupe të Ligës së Europës, do të zhvillohet në stadiumin “Zhose Alvalade”, me një kapacitet prej 50 mijë vendesh.
Rekordin e të pranishmëve e ka mbajtur më 8 shkurt të këtij viti në takimin Sporting-Benfika me 49 mijë spektatorë. Takimi i sotëm mes Sportingut të Lisbonës dhe Skënderbeut do të gjykohet nga një treshe malteze me kryesor 37-vjeçarin Klaiton Pisan.
Përveç delegacionit prej 20 vetash që shoqëron Skënderbeun në takimin e sotëm në Portugali, nuk do të ketë tifozë të tjerë korçarë në stadiumin “Zhose Alvalade”. Edhe këtë herë, kostoja e udhëtimit, por edhe objektivat modestë të klubit në Ligën e Europës kanë bërë që tifozët të mos organizohen për transfertat në ndeshjet ndërkombëtare. Ndërkohë, bileta më e shtrenjtë për ndeshjen e sotme kushton 30 euro, shkruan PanoramaSport.