Lajmet e fundit

Spitali Nasser, i dyti më i madh i Rripit të Gazës është vënë "plotësisht jashtë shërbimit", tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
"Ka vetëm katër ekipe mjekësore - 25 staf - aktualisht që kujdesen për pacientët brenda spitalit Nasser në Khan Younis", tha Ashraf al-Qidra për Reuters.
“Kompleksi mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Ndërprerja e funksionimit të tij është një dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Younis dhe Rafah", shtoi ai.
Zëdhënësi tutje tha se mungesa e karburantit dhe luftimet rreth objektit – i cili ishte spitali më i madh funksional i Gazës deri të dielën – e kishin nxjerrë jashtë funksionit, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.