Spitali i fundit që ofronte shërbime shëndetësore në provincën veriore të Gazës është jashtë funksionit pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të tij, tha drejtori i spitalit.
Doktori Mohammed Salha tha se pacientët u evakuuan nga spitali al-Awda në Jabalia të enjten në mbrëmje.
Ai i tha BBC-së se "ndihemi shumë keq për këtë evakuim të detyruar" pas "dy javësh rrethimi", duke thënë se tani "nuk ka asnjë strukturë shëndetësore që funksionon në veri".
Izraeli nuk është deklaruar ende, por BBC ka kontaktuar Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF).
"Jemi vërtet të trishtuar që evakuuam spitalin, por forcat pushtuese izraelite na kërcënuan se nëse nuk evakuoheshim, do të hynin dhe do të vrisnin këdo që është brenda", tha Salha.
"Ose do ta bombardonin spitalin. Po mendonim për jetën e pacientëve dhe stafit tonë."
Salha i tha BBC-së se spitali u përball me "shumë bombardime dhe të shtëna nga tanket" rreth mesditës të enjten.
Pas shtatë orësh negociatash, evakuimi ndodhi rreth orës 20:30.
Stafi i transportoi pacientët më shumë se 300 metra në ambulancat e parkuara larg spitalit "sepse rrugët janë shkatërruar plotësisht", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.