Spitali Amerikan me rastin e 10 vjetorit të tij, organizon koncert bamirësie “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”, në përkrahje të fëmijëve që kanë lindur me probleme në dëgjim.
Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me këto probleme.
Të ftuar në këtë aktivitet prestigjioz do të jenë Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj, soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi së bashku me pianistin Ekland Hasa.
Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri.
Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.