Gratë dhe vajzat në spitale të Anglisë të cilat kanë nevojë për mbrojtje sanitare, nga kjo verë do t’ju ofrohen falas tampone dhe produkte të tjera.
Ky vendim nga Shërbimi Shëndetësor i Anglisë vjen në kuadër të një fushate të Asociacionit Britanik Mjekësor që tregon se shumë spitale ofrojnë elemente për rrojë dhe shkumë rroje për burrat, por nuk prodhojnë produkte sanitare.
Sipas tyre ishte "absolutisht e drejtë" që gratë kishin akses në gjëra të domosdoshme të përditshme, edhe në spital.
Organizata e bamirësisë Freedom4Girls tha se tamponët duhet "të jenë në dispozicion kudo".
Në shkurt, u tha se dy nga pesë trustet spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe bordet e shëndetit nuk u jepnin produkte sanitare pacientëve që kishin nevojë për to, ose vetëm në rast emergjence.
Dhe në 27 prej tyre besohet se nuk kishte askund për të blerë produkte sanitare kudo, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.