Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është pritur në takim nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.
Gjatë vizitës së sotme në vendin tonë, ajo është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca si dhe me presidenten, Vjosa Osmani.
https://klankosova.tv/osmani-e-pret-spiropalin-ne-presidence/
Para takimit në zyrë, ajo bashkë me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca morën rrugë drejt Prekazit për të bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, dhe për ta vizituar Bacën Rifat Jashari, në kullën e Jasharëve.
https://klankosova.tv/spiropali-e-emocionuar-pritet-nga-baca-rifat-ne-kullen-e-jashareve-video/
Spiropali do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.