Grupi origjinal Girl Power, The Spice Girls po festojnë 25 vjetorin e hitit të tyre debutues duke publikuar edicionin e kufizuar EP, "Wannabe25".
"Wannabe" u lansua në Mbretërinë e Bashkuar më 8 Korrik 1996 dhe debutoi në Nr. 3 në tabelat e hiteve para se të kalonte në vendin e parë një javë më pas, ku kaloi shtatë javë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa ishte një sukses global, duke kryesuar top listat në 37 vende, përfshirë në Australinë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Holandnë, Norvegjinë, Spanjën, Suedinë, Zvicrën dhe SHBA-në..
EP-ja "Wannabe25" do të përfshijë single-in origjinal, një remix nga Junior Vasquez, regjistrimin demo origjinal të pjesës dhe "Feed Your Love" - një demo e një balade të pashpallur më parë.
Spice Girls kanë publikuar gjithashtu një video të re, të udhëhequr nga fansat, për të shoqëruar EP-në, e cila do të jetë gjithashtu në dispozicion në vinyl dhe kasetë në 27 Gusht.
https://www.youtube.com/watch?v=t_S1LjZWHMQ
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.