Lajmet e fundit

Sonte në Big Brother Vip Kosova 4 pritet një prajm i madh me eliminim dhe diskutime për javën që lamë pas.
Banorët Limi, Dolce dhe Alba do të jenë në fokusin e treshes dinamike, ndërsa Londrimi, Klodi dhe Elijona do të kenë përballje të veçanta.
Një surprizë e jashtëzakonshme do të zbulohet, kur një banor do të përballet me dikë nga e kaluara.
“Befasitë janë bërë pjesë e pandashme në BBVK4. Sonte do të ketë eliminim dhe do të diskutohet treshja dinamike Limi, Dolce dhe Alba. Përballje do të kenë Londrimi, Klodi dhe Elijona. Një befasi e jashtëzakonshme poashtu do te jetë sonte, ku njëri nga banorët do të përballet me dikë nga e kaluara”, tha Nitaj.
Sonte ndër tjerash, BBVK4 mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në Youtube.