Nëntë ndeshje e sotme kanë përfunduar në NBA, teksa spektakli nuk ka munguar në asnjërën prej tyre.
Boston Celtics kanë shënuar fitore në kohën shtesë në udhëtim te Charlotte Hornets, me rezultat 140-129, tek Boston u dallua Tatum me 41 pikë, 7 kërcime dhe tetë asistime, teksa te Charlotte, Brigdes me 25 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=jktQNKeHn88
Në ndeshjen tjetër, kampioni aktual Milwaukee Bucks e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Indiana Pacers, 119-109, lojtari i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=w1pwLPWRR2c
Teksa, Atlanta Hawks ka fituar në shtëpi kundër Detroit Pistons me rezultat 122-104.
https://www.youtube.com/watch?v=5SQXlPuVOQg
Fitore në shtëpi mori edhe Brooklyn Nets kundër Washington Wizards, 104-90.
https://www.youtube.com/watch?v=2bwGLjX91qs
Miami Heat arriti të mposhtë Orlando Magic me rezultat 107-90.
https://www.youtube.com/watch?v=irCX3_r8_XY
Chicago Bulls kanë fituar me tri pikë epërsi 111-108 kundër Toronto Raptors.
https://www.youtube.com/watch?v=pMmagTukAaI
Ndërsa New Orleans Pelicas kanë triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves, me rezultat 107-98.
https://www.youtube.com/watch?v=lopJrhbfxSM
Denver Nuggets kanë humbur kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 87-99.
https://www.youtube.com/watch?v=COEQk_A5TVQ
Teksa, Los Angeles Clippers kanë fituar kundër Portland Trail Blazers me rezultat 116-86.
https://www.youtube.com/watch?v=eJ9TEwer3L4
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.