Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare.
"Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara", thuhet në përgjigjen e tij.
Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ka shkuar për ta vizituar babain e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore./ Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ufOgbVtHQXA
https://klankosova.tv/ekskluzive-hashim-thaci-mberrin-ne-qkuk-3431/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.