Ditën e enjte mjekët u mblodhën për të diskutuar rreth “Kualitetit të shkollimit parauniversitar dhe universitar të mjekëve”.
Institucioneve iu kërkua të bëjnë më shumë për përmirësimin e kushteve për specializime .
Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve, tha se nevojitet një qasje e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.
Gjithashtu, pjesë e tryezës ishte edhe këshilltari nga Ministria e Shëndetësisë, i cili u shpreh se duhet të bëhen më shumë përpjekje që t’u sigurohen kushtet elementare punonjësve shëndetësorë.
Në këtë tryezë u prezantuan edhe dy hulumtime ku pjesëmarrës ishin punëtorët e shëndetësisë.
Prorektori Elton Bahtiri, si pjesëmarrës në këtë tryezë, tha se do japin kontributin e tyre që të diplomuarit e fushës së mjekësisë të përvetësojnë nevojat e tregut të punës.
Kronikë e zgjeruar nga Behrije Ademi
https://www.youtube.com/watch?v=PZ9dg5fr904
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.