Lënda djegëse në formë të lëngët e cila nxirret nga nafta, promovohet si ilaç popullor për shërimin e shumë sëmundjeve.
Dhe, duke qenë se promovimi e edhe shitja e këtyre produkteve po bëhet pa asnjë kontroll e verifikim në botën 'online', Kiksi lidhur me pasojat dhe nëse duhet të përdoret apo jo, pyeti specialistin e Farmacisë Klinike, Astrit Haxhijahën.
Ai shpjegoi detajisht se çfarë në të vertëtë është vajguri. Haxhijaha thotë se vajguri nuk ka asnjë bazë shkencore në mjekësi, mirëpo sipas tij, shpesh konsiderohet përdorimi i tij si parandalues, por jo si shërues total i sëmundjeve.
Specialisti i Farmacisë Klinike ka shpjeguar se në fakt vajguri gjen përdorim në farmaci, por jo për konsumim. Ai thotë se kjo substancë përdoret për përzierjen e produkteve kozmetike.
Krejt në fund, Haxhijaha ka një këshillë për të gjithë ata që e kanë konsumuar këtë vaj apo po planifikojnë që ta përdorin në të ardhmen.
https://www.youtube.com/watch?v=soqPyxr6K0M
●●●
FHSHKRIMI NGA
Florentina Hoti
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.