Jose Mourinho: Jam i palumtur – por jam i lumtur që po njehëm i palumtur, sepse po të vazhdoja të jem i lumtur derisa jam duke humbur ndeshje, atëherë diçka nuk do të ishte në rregull me mua.
12.09.2015 · përditësuar para 3977 dite1 min lexim
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, e ka pranuar se ndjehet i palumtur me situatën momental pas katër ndeshjeve të para në Premier Ligë, por ka përjashtuar mundësin e një shkarkimi eventual të tij, shkruan Goal.com, përcjellë Klan Kosova.
“Jam i palumtur – por jam i lumtur që po njehëm i palumtur, sepse po të vazhdoja të jem i lumtur derisa jam duke humbur ndeshje, atëherë diçka nuk do të ishte në rregull me mua”, ka thënë Mourinho.
“Jam i palumtur, por po punoj më shumë se kurrë. Prandaj jam optimist dhe u besoj lojtarëve. Edhe lojtarët më besojnë mua. E di. Ne do t’ia arrimë ta lëmë këtë situatë prapa”.
“Nuk dua ta lë klubin në kurrfarë rrethanash. As klubi nuk do që unë të largohem. Nuk iki dhe klubi nuk do të më shkarkoj”, i ka siguruar fansat Mou.
“Kushdo që mendon se unë largohem, është dikush që nuk më njeh mua”.
“Ne kemi veç një problem. Nuk po ia arrimë gjithmonë të marrim rezultatin që ne presim. Ky është problemi”.
Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan kundër Evertonit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.