Lajmet e fundit

Një specie e re e karkalecave është emëruar duke u bazuar në rok grupin “Pink Floyd”, kjo pas një pakti në mes të shkencëtarëve.
Karkaleci, synalpheus pinkfloydi, përdorë mashat e tij ngjyrë rozë duke krijuar një zhurmë shumë të madhe, e cila mund të vrasë peshqit e vegjël.
Ekipi prapa këtij zbulimi ishte betuar vite më parë se në qoftë se do të gjenin një karkalec rozë sërish do t’i nderonin rokerët.
Udhëheqësi i këtij studimi, Sammy De Grave, ka thënë që ishte fans i grupit qysh në adoleshencë.
E kjo nuk është hera e parë që ai ka emëruar një specie në bazë të një legjende roku.
Më parë Sammy ka emëruar një specie tjetër të karkalecave duka u bazuar në anëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger- elephantis jaggerai.

