Dy femrat në letërsinë e Petro Markos
“Dora e Anitës, shtrëngoi fort dorën e Gorit. Ia shtrëngoi e pastaj me ngadalë nisi t’ia përkëdhelte. Në këto çaste Gorit i bien në mend ata sy të bukur që e shikonin me aq ëmbëlsi në ullinjtë e Castellon de la Platna që gjithnjë e ndiqnin nga pas! Dhe tani, ja aty ishte ajo për të cilën kaq kohë ëndërroi e mendoi…”.
Hasta La vista
Gorit dora i dridhej dhe zemra i fluturonte dhe ashtu pa menduar fare, i ktheu kokën, e pa në sy, i afroi buzët te sytë e saj dhe ajo i hodhi duart në qafë…Dhe pastaj të dy shtrirë, duke parë qiellin e kaltër, kujtonin se nanuriseshin nga meloditë më të ëmbla e të padëgjuara gjer ato çaste. Anitës tani i kujtohet sesi u drodh toka…dhe rrinte me sy mbyllur. Nuk ia lëshonte dorën Gorit. Duke lëmuar kurrizin e saj parakalonte ëmbël rrugën e ëmbël të ëndrrës së saj, kurse Gori, duke parë kupën e qiellit, vinte re se tani disa re ndiqnin njëra-tjetrën. Nisi t’i fliste vashës së tij, ta pyeste për çdo gjë. Dhe Anita me zërin që i dilte si i truar i tregonte:…ishte pra një vajzë nga Toledoja…që e arriti kulmin e lumturisë së saj…
Gazeta Shqip
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.