Lajmet e fundit

Nga sot, disa spanjollë mund të takohen në bare dhe restorante me hapësira të jashtme. Fotografitë të hënën në mëngjes shfaqën njerëz duke shijuar filxhanë kafeje jashtë kafeneve nën qiellin blu, përcjell BBC raportimin e Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kishat dhe xhamitë do të lejohen të rihapen, por vetëm me një kapacitet të kufizuar, dhe shkollat mund të rihapen pjesërisht nga 26 maji.
Por këto relaksime të reja vlejnë vetëm për disa pjesë të vendit - qytete si Madridi, Barcelona dhe Valencia do të qëndrojnë të mbyllura.