Lajmet e fundit

Tifozët anglezë dhe spanjollë po bëjnë atmosferë unike në Berlin të Gjermanisë, ku sot do të luhet finalja e EURO 2024-shit.
Si Kombëtarja e Anglisë, ashtu edhe e Spanjës kanë tifozë besnikë, që dinë t'ua zbukurojnë edhe më tej këtë ndeshje të rëndësishme, shkruan Klankosova.tv.
Spanja dhe Anglia po përballën pas shumë vitesh me njëra-tjetrën në një Kampionat Evropian, ku i fundit ishte i vitit 1996, "ku Tre Luanët" shënuan fitore ndaj "Furisë së Kuqe".
Spanja vjen në “Olympiastadion” pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa anglezët në disa raste kanë siguruar kualifikime dramatike.