Spanja dhe Kosova do të përballen sot, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla të Spanjës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet Katar 2022
Spanja është favorit përball Kosovës, ku kërkon fitoren e dytë pas një barazimi zhgënjyes me Greqinë dhe fitores në minutat e fundit kundër Gjeorgjisë. Ndërsa Kosova udhëton në Spanjë pas humbjes 0-3 kundër Suedisë.
Formacionet e mundshme të Spanjës dhe Kosovës sipas të përditshmes spanjolle MARCA:
Formacioni i mundshëm i Spanjës: Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo dhe Gerard Moreno.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani; Hadergjonaj, Dreshevic, Fazliji, Paqarada; Kryeziu; Halimi, Celina, Rashica, Zeneli; dhe Muriqui.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.