Spanja e ka katërfishuar epërsinë ndaj Francës me të nisur pjesa e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kombëve në ligën A.
Rabiot shkaktoi ndërhyrje në Lamine Yamal, i cili më pas e mori përgjegjësinë për penalltinë.
Yamal u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 54-të, duke e çuar topin në anën e kundërt të portierit, njofton Klankosova.tv.
Vetëm dy minuta më vonë, ishte Pedri ai që shënoi edhe golin e katërt për Spanjën.
Pas një aksioni të bukur, Williams asistoi brenda zonës për Pedrin, i cili me lehtësi e mposhti portierin.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.