Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve të ligës A në mes Spanjës dhe Francës.
Është Spanja ajo që pas 45 minutave lojë po e mposht Francën me rezultat prej 2-0.
Ishte fillimisht Williams ai i cili në minutën e 22-të shënoi super gol, pas një asistimi brenda zonës nga Oyarzabal, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, vetëm pas tre minutash, Merino e dyfishoi epërsinë për spanjollët, ku Oyarzabal dha asistimin e dytë në ndeshje.
Një minutë para fundit, Huijsen e trefishoi epërsinë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër, Franca pati disa mundësi të mira, ku Mbappe e Dembele patën shanse që ta ngushtonin rezultatin, por dështuan nga afër.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.