Lajmet e fundit
Anësori i Real Madrid, Marco Asensio, është risia e listës së Spanjës për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kolumbisë dhe Maqedonisë

Trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui, ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për dy ndeshjet e ardhshme.
Fillmisht La Roja do të zhvillojë miqësoren kundër Kolumbisë dhe më pas ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 kundër Maqedonisë.
Risi në grumbullim është Marco Asensio, që ftesën e përzgjedhësit e ka marrë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Real Madrid.
Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor dhe është miqësore, ndërsa me Maqedoninë më 11 qershor.