Spanja është mposhtur nga Anglia në ndeshjen e radhës që është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton Klan Kosova.
Kjo ndeshje u karakterizua me shumë gola të shënuar dhe raste shënimi.
Pjesa e parë i takoi Anglisë e cila ishte në epërsi prej tri golave, pasi shënuan Marcus Rashford pas asistimit të Harry Kane në minutën e 30-të, si dhe dy herë të tjera Sterling në minutën e 16-të dhe 38-të.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës së anglezëve ra dhe kjo bëri që edhe të pësojnë dy herë.
Së pari në minutën e 58-të me anë të Pacos që shënoi me kokë pas harkimit të Asensios nga goditja nga këndi.
Kurse krejt në fund të ndeshjes, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos shënoi për golin e dytë të Spanjës për rezultatin 2 me 3, më të cilin edhe u mbyll ndeshja.
Pas kësaj ndeshje, Spanja renditet e para në grup me gjashtë pikë në grup, kurse pas kësaj fitore Anglia mban vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.