Lajmet e fundit
Një gol me fat i Diego Costa në minutën e 54-të i ka mjaftuar Furisë së Kuqe për të marrë tre pikët nga një ndeshje aspak e lehtë për ta

Spanja ka mposhtur Iranin me rezultat minimal 1:0, në takimin e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Një gol me fat i Diego Costa në minutën e 54-të i ka mjaftuar Furisë së Kuqe për të marrë tre pikët nga një ndeshje aspak e lehtë për ta.
Pas kësaj ndeshje, Spanja - që ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Marokut - renditet e dyta në Grupin B me katër pikë, sa ka edhe Portugalia lidere.
Irani është i treti me tre pikë të marra nga ndeshja e parë, ndërsa në të fundit përballje pret Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij.