Lajmet e fundit

Spanja po planifikon ta bëjë një ofertë për Euro 2028. Përë këtë plan, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka pritur në Madrid presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, dhe shefin e ferderatës spanjolle, Luis Rubiales.
Shteti i Gadishullit Iberik nuk ka qenë nikoqir i ndonjë gare ndërkombëtare të futbollit që nga Kupa e Botës e vitit 1982 dhe do ta kenë parasysh që ofertën ta bëjnë edhe së bashku me Portugalinë, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Ekzistonte shpresa që Kupa e Botës 2030 të mbahet në Spanjë por një gjë e tillë është shumë e vështirë për shkak se shumë shtete tjera janë në garë për këtë gjë. Paraguai, Argjentina dhe Uruguai janë favoritët kryesor për ta fituar statusin e mikpritësit të këtij kompeticioni.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Ndërsa Kampionati Evropian 2024 do të organizohet në Gjermani apo Turqi, që vendoset më 27 shtator të këtij viti.