Lajmet e fundit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se e ardhmja e tij varet nga bordi drejtues, duke mohuar se raporti i tij me hierarkinë e klubit është prishur.
Interi u mposht dje nga Genoa me rezultat 2:0, dhe do ta humbë pozitën e katërt në Serie A nëse Lazio mund Veronën të hënën.
Interi e ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjtiha garat, duke rrezikuar tashmë edhe pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Raporti nuk po çahet, por kjo nuk do të thotë që klubi nuk po e analizon punën time, ose që nuk po marrin vendime”, tha Spalletti për Rai Sport.
“Bordi do të më vlerësojë me normalisht”.