Lajmet e fundit
Trajneri i skuadrës romake është i fokusuar në ndeshjen e radhës në Serie A dhe nuk po mendon për përballjen me skuadrën e Zinedine Zidane.

Luciano Spalletti ka thënë se skuadra duhet të jetë e fokusuar në përballjen e radhës me Carpi dhe të mos shpërqëndrohet duke menduar për Real Madridin.
Roma synon çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga edicioni 2007-08, ndërsa pret Madridin të mërkurën.
“Jemi duke menduar për ndeshjen e radhës. Na janë kthyer disa lojtarë dhe tash kemi më shumë zgjedhje. Zgjedhjet do i bëj në bazë të nevojave”.
“Nëse mendon më shumë se një ndeshje përpara, mund të dështosh”.
“Nuk guxojmë të shohin tek e mërkura, pa menduar për ndeshjen ndaj Carpi”.