Lajmet e fundit
Menaxheri i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë që Luciano Spalletti, do të vazhdojë si trajner i Interit edhe sezonin tjetër.
Gjatë muajve të fundit ky klub është përfolur se do ta zëvendësojë trajnerin, mirëpo Marotta ka insistuar se trajneri aktual do të mbetet në këtë skuadër.
"A e kam zgjedhur tashmë trajnerin për vitin tjetër? Është Spalletti, ka kontratë, jemi të lumtur" ,a kthënë Marotta.
Inter gjendet në pozitën e tretë në Serie A pas barazimit 1:1 me Juventusin këtë të shtunë në "San Siro".