Lajmet e fundit

Më 24 janar deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama, për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.
Por, SPAK i ka kthyer sot përgjigje Bardhit duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij.
Bardhi ka thënë në lidhje me këtë padi se ajo që ka bërë Rama është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Tema, transmeton Klankosova.tv.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Bardhi bën me dije se i është drejtuar SPAK-ut duke i kërkuar nisjen e hetimeve për organizatë kriminale që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.