30.09.2019 · përditësuar para 2498 dite1 min lexim
Skuadra angleze, Manchester City, është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me mbrojtësin turk, Caglar Soyuncu.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka mbetur i mangët për shkak se dy mbrojtësit Aymeric Laporte dhe John Stones janë duke u rikuperuar nga lëndimet që kanë marrë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Si rezultat, klubi anglez është duke i monitoruar lëvizjet e futbollistit 23 vjeçar dhe ka gjasë që të arrihet një marrëveshje gjatë transferimeve të janarit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.