Lajmet e fundit

Anglia ka shënuar fitore ndaj Senegalit me rezultat 3-0, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Serinë e golave e nisi Jordan Henderson, në minutën e 38’, pas një asitimi nga Jude Bellingham. Ndërkohë pak para përfundimit të pjesës së parë, Harry Kane e dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Bukayo Saka e vulosi fitoren e Anglisë, në minutën e 57.
"Tre Luanët" në çerekfinale do të kenë punë me Francën, që e elimonoi Poloninë.
FT Angli – Senegal 3-0
90' Ka përfunduar ndeshja.
57' Anglia e ka trefishuar epërsinë ndaj Senegalit. Golin e tretë e ka shënuar Bukayo Saka, në minutën e 57’.
https://twitter.com/i/status/1599498192361467904
46' Ka filluar pjesa e dytë.
45+2 Përfundon pjesa e parë.
45+1 Harry Kane e ka dyfishuar epërsinë për Anglinë.
https://twitter.com/i/status/1599490999369072641
41' Tre Luanët me mundësi ideale për ta dyfishuar epërsinë, por goditja e Harry Kane shkon mbi portë.
38' Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Senegalit. Golin e ka realizuar Jordan Henderson, me një asistim perfekt nga Jude Bellingham.

https://twitter.com/i/status/1599488493188628480
23' Ka kaluar gjysma e pjesës së parë – rasti i parë serioz në ndeshje ishte nga ana e senegalezëve me Ismaila Sarr, por goditja e tij shkoi mbi portë. Nga Tre Luanët ende s’kishte ndonjë mundësi për t’u përmendur.
15' Ka kaluar një çerek orë lojë. Anglia e ka iniciativën, pasi është duke e dominuar ndeshjen me posedim – por Senegali është duke u mbrojtur me të gjitha forcat.
10' Kanë kaluar 10 minuta nga fillimi i ndeshjes, ende asnjë rast konkret nga dy ekipet. Deri më tani është duke u zhvilluar një luftë kryesisht në mesfushë.
1’ Ka filluar ndeshja e katërt e 1/16 e finales së Botërorit.
Mungesë: Federata e Futbollit e Anglisë ka njoftuar se Raheem Sterling nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Senegalit për shkak të çështjeve familjare të futbollistit.

Formacionet zyrtare: