Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është shprehur se dëshiron me patjetër që të fitojë këtë Kampionat Evropian.
Kjo për faktin se, sipas tij, ai punon shumë, mirëpo është i gatshëm të përballojë çdo rezultat, përcjell Klankosova.tv.
“Unë e di se si të punoj dhe jam kritiku im më i madh i vetes sime, duke i analizuar gjërat qartë. Dua me patjetër që të fitoj, por jam i aftë që të përballoj çdo gjë që vjen. Por jam i ndërgjegjshëm që mendimi i kritikëve nuk do të ndryshojë, sido që punë të shkojnë. Rezultati i finales do të ndikojë shumë në opinionin mbi mua. Mosha dhe eksperienca më kanë bërë të ndihem më rehat me atë që jam, çfarë bëj më mirë dhe ku duhet të përmirësohem”, tha Southgate.
Spanja dhe Anglia do të përballen në ndeshjen finale të EURO 2024-shit të dielën nga ora 21:00.
Ndeshjen mund të ndiqni Live në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.