Lajmet e fundit
Skuadra nga St Mary's Stadium shpreson se do ta bindë sulmuesin që të kthehet aty ku e nisi karrierën, dhjetë vjet pasi u largua në drejtim të skuadrës që udhëhiqet nga Arsene Wenger

Southampton është gati të paguajë 17 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Arsenal, Theo Walcott, qysh në janar.
Walcott ka qenë i lidhur me një kalim tek Everton, West Ham dhe Inter, por Southamtpton shpreson se do ta kthejë lojtarin në radhët e veta, një dekadë pasi u largua drejt Topçinjve.