Lajmet e fundit
Trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa është shprehur se ndihet i lumtur me ardhjen e Guiseppe Rossi dhe se dëshiron që në skuadër të mbajë edhe më tej Stefan Savic.

Ai ka thënë se talenti që ka Rossi i duhet skuadrës së tij.
Ndërsa për kalimin e Savic te Atletico Madrid ose në ndërrim të mundshëm me Mario Suarez ai është shprehur: “Kam thënë që si trajner dua që ta mbajë skuadrën e plotë në mënyrë që sezonin e ri të jemi konkurrent të fortë”.
Ai ka thënë se dëshiron që të mbajë besimin brenda skuadrës së tij, dhe se largimet nuk do të ishin aspak të mira për Fiorentinën.