Sot me fillim prej orës 17:30 do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll në mes të Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Në rast se do të triumfojë ekipi nga Suhareka do të ishte hera e parë, ndërkaq skuadra nga kryeqyteti do ta synojë për herën e 15-të.
Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, Prishtina ka mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin.
Takimi do të luhet në palestën "13 Qershori" në Suharekë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.