19.12.2020 · përditësuar para 2026 dite1 min lexim
Në sheshin "Zahir Pajaziti" të kryeqytetit të shtunën do të vendoset kompozicionit skulptural “Hasjanja” e akademikut Luan Mulliqi.
Në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, njofton Klan Kosova.
Skulpturat e Mulliqit janë dëshmi e trashëgimisë kulturore që shpalosin veshjen unike të Hasit të Prizrenit.
Para dy vjetësh, Mulliqi ekspozoi rreth 40 skulptura në galerinë e Hamamit të Prizrenit.
Vetë artisti në këtë ekspozitë kishte thënë se skulpturat e tilla janë prezantuar në shumë vende të botës, por se më së miri rrinë në vendin e tyre.
Të tillat nga sot do të qëndrojnë edhe në sheshin kryesor të Prishtinës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.