Sot, më 13 shkurt, shënohet Dita Botërore e Radios, e shpallur nga UNESCO, një ditë që nderon fuqinë e fjalës dhe ndikimin e radios në jetën e përditshme të qytetarëve.
Radio mbetet një ndër platformat më të fuqishme të informimit, edukimit dhe argëtimit, duke depërtuar gjithandej, aty ku teknologjia tjetër ndonjëherë nuk arrin.
Në Kosovë, Radio Klan Kosova FM me frekuencat 95.2 dhe 90.8 ka ndërtuar një raport të fuqishëm besimi me dëgjuesit, duke sjellë lajme të shpejta, raportime nga terreni, emisione argëtuese dhe përmbajtje cilësore për të gjitha grupmoshat.
Me profesionalizëm dhe përkushtim, ekipi i saj punon çdo ditë për të qenë pranë qytetarëve, duke i dhënë zë çështjeve që prekin shoqërinë.
Radio mbetet mediumi më i afërt me njerëzit – në makinë, në punë, në shtëpi. E në këtë rrugëtim të përditshëm, Klan Kosova FM është shoqëruesja që informon me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Në këtë Ditë Botërore të Radios, falënderojmë të gjithë dëgjuesit që qëndrojnë pranë valëve tona. Sepse radio nuk është vetëm tingull – është besim, është zë, është Klan Kosova FM.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.