EURO 2024 nis sot xhiron e tretë të ndeshjeve të fazës së grupeve, pasi do të njohë verdiktet përfundimtare në Grupin A në funksion të sfidave që do të luhen sot në darkë.
Këto ndeshje interesojnë indirekt Kombëtaren e Shqipërisë pasi mund të ndikojnë në kualifikimin e tyre apo edhe një vazhdim të mundshëm në turne, transmeton Klankosova.tv.
Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit, ndërsa Skocia përballet me Hungarinë, në një ndeshje mes dy skuadrave që duan absolutisht pikë për të vazhduar të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.
Duelet e orës 21:00 janë interesante pasi për Shqipërinë një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund ta lehtësojë kualifikimin si të tretët në grup.
Ndërkohë, është e rëndësishme që kuqezinjtë të dinë se cilët do të jenë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup. Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë të përballet me të dytin e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.