Lajmet e fundit

Sot është Dita e Goditjes së Tokës, ose ajo e shfrytëzimit të tepruar të planetit tonë. Popullsia botërore ka konsumuar të gjitha burimet (fruta e perime, mish dhe peshk, ujë dhe dru) që kishte në dispozicion për vitin 2015, raporton topchannel, transmeton Klan Kosova.
Që prej këtij momenti po zhvasim planetin duke emetuar në atmosferë një lloj CO2-shi që nuk mund të thithet.
Deklarata është bërë nga Global Footprint Network, që deklaron se për të plotësuar kërkesat e njerëzimit do të duhej më shumë se 1 Tokë e gjysmë.
Qendra e studimeve ndërkombëtare vë në raport gjurmën ekologjike të njeriut (konsumin e tij) me bio-aftësinë (burimet natyrore që ofron Toka).
Me kalimin e viteve ky raport është gjithnjë e më i zhdrejtë, duke qenë se Dita e Goditjes sa vjen e afrohet më shumë. Kështu, vitin e kaluar ajo u regjistrua më 19 gusht, ndërkohë që 15 vjet më parë në fillim të tetorit.
Ndërsa 1970 ka qenë viti i fundit në të cilin konsumi i njerëzimit ka qenë në përpjestim të drejtë me atë të burimeve natyrore.
Sipas ekspertëve, kjo situatë konkretizohet gjithnjë e më shumë tek shpyllëzimi, tek thatësira dhe mungesa e ujit të ëmbël, tek erozioni, zhdukja e biodiversitetit dhe në fund tek rritja e çlirimit të CO2-shit në atmosferë.