Lajmet e fundit

Kupa e Afrikës (AFCON) 2021 do të fillojë sot me Kamerunin ndaj Burkina Fasos në ndeshjen hapëse në stadiumin "Olembe" në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde.
Kameruni pesë herë kampion është vendi pritës i edicionit të 33-të të garës kryesore të Afrikës, i cili mbahet çdo dy vjet.
Pas përfundimit të fazës së grupeve me 24 skuadra në gjashtë grupe më 20 janar, raundi i 16-të do të zhvillohet 23-26 janar.
Ndeshja finale do të luhet më 6 shkurt në stadiumin Olembe.
E themeluar në vitin 1957 dhe e sanksionuar nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), Kupa e Kombeve të Afrikës CAF është gara kryesore ndërkombëtare e futbollit për meshkuj në Afrikë.
Kampioni në fuqi Algjeria fitoi titullin e dytë në vitin 2019.
Kombi më i suksesshëm i organizatës është Egjipti, duke përfshirë kur vendi njihej si Republika e Bashkuar Arabe nga 1958 - 1961, me shtatë tituj në 1957, 1959, 1986, 1998, 2006, 2008 dhe 2010.
Egjipti është gjithashtu ekipi i vetëm kombëtar që ka fituar turneun tre herë radhazi në 2006, 2008 dhe 2010.
Grupet:
Grupi A: Kamerun, Burkina Faso, Etiopi, Kepi Verde
Grupi B: Senegal, Zimbabve, Guinea, Malavi
Grupi C: Marok, Gana, Komore, Gabon
Grupi D: Nigeri, Egjipt, Sudan, Guinea-Bissau
Grupi E: Algjeri, Sierra Leone, Guinea Ekuatoriale, Bregu i Fildishtë
Grupi F: Tunizia, Mali, Mauritania, Gambia. /Klankosova.tv/