Lajmet e fundit

Sot me fillim nga ora 19:00 nis festivali tradicional i komedisë në Mitrovicë i cili do të mbahet në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica".Festivalin e hap Teatri i Qytetit të Obiliqit me komedinë “Hotel Kashta” të autorit Ymer Shkreli e regjisorit Miftar Mehana.
Ditëve në vijim, do te prezantohen Teatri “Istref Begolli” i Pejës me komedinë “Dinjiteti” të autorit Ruxhdi Pulaha e regjisorit Agim Selimit të marten, Teatri i Qytetit i Vushtrrisë me komedinë “Burri Burrë” me autor Kristo Floqi e regjisor Fazli Muharremi-Tali të mërkurën, Teatri i të Rinjve të Qytetit i Prishtinës me komedinë “Shi në Plazh” të autorit Teodor Laço e regjisorit Xhemail Luta të enjten dhe Teatri i Qytetit të Suharekës me komedinë “Lokali i Gabuar” me autor Burhan Sejdiu e regjisor Astrit Bytyçi, të premten.
Në mbrëmjen e të shtunës, pas shfaqjes së shkodranëve bëhet ndarja e nëntë çmimeve, për trupa dhe individë pjesëmarrës të festivalit në edicionin e shtatë.