16.09.2016 · përditësuar para 3589 dite1 min lexim
Për herë të parë në Kosovë, sot në Ferizaj fillon Festivali Ndërkombëtar i Muraleve nga ora 18:00 në bulevardin e qytetit.
Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 40 artistë vendor e ndërkombëtar.
Gjatë gjashtë ditëve sa do të zgjas ky festival, do të punohen murale në pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt, njofton TV Tema.
Përveç pikturimit të muraleve, do të organizohen edhe vizita në Jezercë dhe te “Bifurkacioni” me qëllim të promovimit të pjesëve turistike të qytetit të Ferizajt.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.