Lajmet e fundit

Sot në Ministrinë e Kulturës, do të organizohet ceremonia solemne, në të cilën Ministri Kujtim Shala do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.
Shala pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ka marrë vendim që Çmimi “Bekim Fehmiu” të ndahet për aktorin e shquar Xhevat Qorraj i cili në bazë të rregullores ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro.
Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro, transmeton Klan Kosova.