Lajmet e fundit

Sot në Shkup mbahet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë me dije përmes llogarisë së tij në Facebook, se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh.
“Mirëmëngjes, dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri - Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.