Lajmet e fundit

Sot luhet xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen dy ndeshje.
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e pret Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 do të jetë mysafir i Malishevës, e cila po lufton për një vend në garat evropiane.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.