Sot nga ora 15:00 luhen 4 takime në elitën e futbollit kosovar, teksa në mbrëmje nga 20:15 derbi i javës, Prishtina-Drita.
Nënkampioni, Ballkani që e ka nisur ngadalë këtë edicion me 2 barazime e 1 fitore, pret në Suharekë, Drenicën që ia doli të siguronte fitoren e parë xhiron e shkuar. Kjo ndeshje transmetohet në Sport 2.
Ndeshje interesante pritet të jetë në Klinë mes Dukagjinit dhe Ferizajt. Të dyja ekipet janë në kuotën e 6 pikëve. Kjo sfidë transmetohet në Sport 3.
Gjilani mposhti Prishtinën në përballjen e kaluar, teksa sot do të jetë nikoqir i Malishevës që ende është në kërkim të fitores së parë. Ballafaqimi transmetohet në Sport 4.
Ndërkohë në Sport 5 transmetohet dueli mes Prishtinës së Re dhe Llapit.
Në mbrëmje në "Fadil Vokrri", derbi Prishtina-Drita do të mbyll javën e katërt. Ky duel transmetohet në Sport 2.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.